Dashi
21 Mars – 19 Prill
Gjate kësaj jave ju qe jeni ne çift do merrni vendime te rëndësishme te cilat do ua ndryshojnë tërësisht jetën. Do e dëgjoni atë qe do iu thotë tjetri dhe do e respektoni mendimin e tij. Beqareve me ne fund do iu konkretizohen disa dëshira. Do keni mundësi te takoni shume persona dhe te zgjidhni atë qe iu përshtatet me tepër. Edhe pse financat do jene goxha te mira duhet t’i bëni mire llogarite qe te mos keni probleme me vone. Shëndeti nuk do ketë probleme nëse ju ruani një ekuilibër ushqimor. Kujdesuni edhe pak me tepër për shëndetin intim. Për sa i përket plani profesional do jete Plutoni ai qe do iu mbështesë. Energjia nuk do iu mungoje kështu qe përfitoni nga çdo mundësi qe do iu jepet për te arritur sa me lart. Familja do kaloje një jave te zakonshme.
Demi
20 Prill – 20 Maj
Gjate kësaj jave ju qe jeni ne një lidhje do rregulloni shume nga problemet qe keni pasur. Do iu duhet te bëni zgjidhje te vështira, por do ia dilni mbanë. Jeta sentimentale do marre një kthese tjetër, edhe me te mire se me pare. Për disa, një miqësi e vjetër do kthehen ne një ndjenje te forte. Për sa iu përket financave ato do jene te qëndrueshme. Mos jepni para hua sepse nuk do ua japin ne kohen e duhur. Shëndeti nuk do jete gjate gjithë kohës i stabilizuar. Mundohuni te ruani një ekuilibër ushqimor dhe po patet shqetësime te kontrolloheni. Ne pune do hezitoni te merrni iniciativa dhe kjo do jete e keqja me e madhe. Ne familje çdo gjë do shkoje me se miri.
Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Yjet nuk do jene aspak te favorshëm për jetën ne çift këtë jave. Do jeni nervoze dhe kundërshtia me e vogël mund te sjelle debate te zjarrta. Beqaret do kenë takime, por nuk do guxojnë te hedhin hapa me tej. Mos mendoni se do gjeni një person perfekt sepse askush nuk është i tille. Sektori i financave do jete i kënaqshëm. Gjithsesi ju do tregoheni edhe me te vëmendshëm dhe te matur me shpenzimet. Do i bëni balle tundimit për te blere diçka te veçantë. Shëndeti nuk do jete i mire. Mund te keni probleme me varicet. Konsumoni me shume xhenxhefil, sallata dhe mish te ziere. Marsi do iu beje me energjike dhe luftarake ne planin profesional. Është java me e përshtatshme për te filluar projekte ambicioze profesionale. Familja mire.
Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Jeta sentimentale e çifteve gjate kësaj dite do jete e qëndrueshme. Edhe pse nuk do ketë shume pasion do ia kaloni me se miri. Femrat beqare do e kenë me te vështirë sesa meshkujt te gjejnë personin e duhur. Gjithsesi mundësitë nuk do mungojnë për asnjërin. Ne sektorin financiar do bien kambanat e alarmit. Shpenzimet e shumta qe keni bere kohet e fundit do sjellin shume probleme. Kujdes! Shëndeti nuk do ketë shume shqetësime, vetëm mundohuni te mos abuzoni as me ushqimet dhe as me lodhjen. Po i zbatuat këto këshilla do ndiheni ne forme. Ne pune do keni mundësi te realizoni një projekt me rëndësi. Për familjen do jete një jave e qete.
Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Venusi do ndikoje shume pozitivisht ne jetën tuaj ne çift sot dhe nuk do keni për çfarë te qaheni. Përfitoni sa me shume nga momentet e bashkëpunimit. Ata qe jen vetëm edhe pse nuk do kërkojnë dike qe ta kenë pranë, ai do iu vije si me magji. Përgatituni për ndryshime rrënjësore. Ka mundësi qe ne planin financiar te keni fat. Beni investimet qe keni menduar prej kohesh sepse është momenti me i përshtatshëm. Pas një periudhe jo shume te mire me shëndetin do ndiheni me mire dhe me te fuqishëm. Perspektivat profesionale janë te mira. Jo vetëm qe nuk do keni asnjë problem por do arrini edhe shume pranë objektivave qe iu kishin dale para. Kujdesuni me shume për familjen.
Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Kjo jave për te gjithë çiftet do jete me e bukur dhe me entuziaste. Do iu duket sikur do te rilindni. Do jeni optimiste dhe te sigurt për atë qe doni. Klima për beqaret do dominohet nga Urani. Nga njëra ane do keni dëshirë për te pasur dike pranë e nga ana tjetër do keni frike te humbisni lirinë. Me shpenzimet bëni kujdes dhe mos u tregoni kapricoze. Mos bëni gabime për te cilat do pendoheni mjaft. Edhe pse keni pasur disa shqetësime me shëndetin, kjo jave do jete e përshtatshme për t’u rikuperuar. Me ne fund. Ne pune nuk duhet te dorëzoheni qe me pengesën pare qe do iu dale para. Ju jeni te zotet dhe duhet ta tregoni këtë. Jave e mrekullueshme për jetën familjare.
Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Ambienti ne jetën ne çift do jete shume i mire kësaj jave. Do flisni për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe do ndiheni mire. Dashuritë platonike te beqareve do jenë te favorizuara. Kujdes mos ëndërroni shume sepse mund te zhgënjeheni dhe te lëndoheni. Ne planin financiar është mire te tentoni por mos ndërmerrni shume rreziqe sepse nuk do jete periudha me e favorshme. Do keni shume neps dhe nuk do kontrolloni dot veten tuaj. Mund te keni edhe ndonjë problem shëndetësor, por jo shqetësues. Merruni pak me sport. ne pune duhet te tregoheni me vigjilente. Mundësitë për te arritur majat e suksesit do jene te mëdha. Jeta familjare do ketë probleme.
Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Jeta juaj ne çift do jete me e bukur gjate kësaj jave. Edhe pse mund te keni ndonjë debat te vogël, ato do mund te harrohen pers hak se momentet pasionante do jene te shumta. Shfrytëzojeni deri ne maksimum çdo dite. Beqaret duhet te behën gati për angazhime serioze. Fati do iu buzëqeshë ne planin financiar. Planifikoni te bëni ndonjë udhëtim meqë edhe koha do jete e mire. Shëndeti nuk do ketë probleme. Do jeni vitale dhe plot energji. Edhe dhimbjet e vogla qe ndjenit nga lodhja do te zhduken. Ne jetën profesionale do iu jepen mundësi te mira për te arritur atje ku doni. Mos bëni gabim t’i neglizhoni. ne familje atmosfera do jete e ngrohte dhe e këndshme.
Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Për pjesën me te madhe te çifteve nuk do ketë asnjë problem gjate kësaj jave. Ai qe keni ne krah do i kuptoje mire prioritetet tuaja dhe madje do iu mbështesë për gjithçka. Ka mundësi qe beqaret te krijojnë lidhje te cilat do i bëjnë te ndiheni mire. E vetmja këshillë është te mos nxitohen dhe t’i hedhin hapat një nga një. Jupiteri do te nxite se shumti shpenzimet. Nuk do mendoni fare sa e keni buxhetin dhe kjo do jete pika juaj e dobët. Kujdes sepse do lindin goxha probleme. Shëndeti nuk do jete aq i mire. Do ndiheni nervoze. Kujdes me ushqimet si: mishi i kuq, djathi, kafeja, çaji aspo edhe alkooli. Konsumoni veze, drithëra dhe mish te bardhe. Ne pune do jeni luftarake dje do ia dilni mbanë te arrini atje ku doni. Familja nuk do ketë probleme.
Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Do ngrini shume pikëpyetje këtë jave për jetën tuaj ne çift. Megjithatë partneri do tregohet i gatshëm për te folur dhe do mund te vendosni çdo gjë ne vije. Beqaret nuk duhet absolutisht te mbyllen ne vetvete. Beni çmos ta hiqni friken e krijimit te një lidhjeje. Do shpenzoni jashtë mase për pamjen e jashtme dhe financat do te ulen ndjeshëm. Kujdes, merrni masa sepse nuk do dini nga t’ia mbani me vone. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Do jeni plot energji dhe dinamizëm. Ata qe kane probleme kardiovaskulare duhet te bëjnë një kontroll rutine. Ne pune do ia dilni te arrini atje ku doni por shpirti i konkurrencës do iu beje ta festoni “fitoren” me agresivitet. Familja do jete e qete.
Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Do keni nevoje për me shume qetësi gjate kësaj jave ne jetën ne çift. Yjet do jene ne anën tuaj dhe do e keni me te lehte t’i zgjidhni problemet qe keni pasur. Beqaret duhet te tregohen me te hapur dhe me te shoqërueshëm. Vetëm kështu do keni takimet e dëshiruara. Kujdes me financat. Mos e hapni portofolin dhe te harroni ta mbyllni sepse shume shpejt ai do iu mbetet bosh. Tregohuni me te matur. Shëndeti ne fillim te javës do jete i paqëndrueshëm, por do stabilizohet shpejt. Ne jetën profesionale do keni zhvillime pozitive. Ambicia juaj do iu çojë me shpjet sesa mendonit drejt suksesit. Ne familje duhet te tregoheni me te përgjegjshëm.
Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Klima yjore do jete e favorshme për jetën ne çift. Beni vetëm kujdes me fjalët e tepruara dhe qe mund ta lëndojnë partnerin. Beqaret do takojnë disa persona por nuk duhet t’iu besojnë shume. Ka mundësi qe dikush te kërkojë thjesht te tallet dhe te kaloje disa momente te këndshme për veten e tij. Me financat duhet te tregoheni largpamës. Mos bëni shume shpenzime sepse situata do iu ndërlikohet mjaft. Sasia e yndyrës ne gjak mund te rritet këtë jave dhe mund te lindin probleme te vogla. hani me kujdes dhe maturi. Ne pune duhet te tregoheni sa me vigjilente. Neptuni mund t’iu vere përballë disa pengesa dhe zgjedhje te vështira. Ne familje do mbizotëroje një klime e tensionuar.