Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kthyer në vend pas plot 20 ditëve me vizita në SHBA dhe Zvicër.
Lajmi për kthimin e tij është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Rama,
Po, sot ka mbërritur në Kosovë”, është shprehur Kryeziu, njofton Klankosova.tv.
Kurti ka qenë në SHBA kur bëri vizita nëpër disa kompani dhe u takua me senatorë e përfaqësues të lobit shqiptar në Amerikë.
Ndërsa në Zvicër, Kurti mori pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. /Gazeta Express/