Presidenti i Bankës Botërore ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë mund të shkaktojë një recesion global, shkruan Sky News.
David Malpass vuri në dukje rolin e konfliktit në rritjen e çmimeve të ushqimit dhe energjisë.
Ai tha se ekonomia e Gjermanisë, e katërta më e madhe në botë, tashmë është ngadalësuar ndjeshëm për shkak të çmimeve më të larta të energjisë.
Lufta ka çuar gjithashtu në një mungesë të plehrave që mund të përkeqësojë kushtet ekonomike, tha ai.