Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se gjatë ditës së sotme, policia ka realizuar kontroll në tri lokacione të ndryshme mbi bazën e dyshimit për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve”, shkruan lajmi.net.
Personat e arrestuar janë Z.M., dhe M.Th., të cilëve gjatë kontrollit në lokacionet e dyshimta policia i ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike me dhjetë copë fishek të kalibrit të njëjtë si dhe një pushkë gjuetie me gjashtë copë fishekë.
Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të së cilit, pas përfundimit të procedurave policore, dy prej personave të arrestuar janë ndaluar për 48 orë në ndalim policor.
Njoftimi i plotë i policisë:
Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje në Gjakovë
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Gjakovë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative dhe realizimit të objektivave policore për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët, ka siguruar informata në rrugë operative- hetimore për disa persona të dyshuar në lidhje me rastet e vjedhjeve në fshatin Rogovë të komunës së Gjakovës.
Andaj sot me datë 24.05.2022, hetuesit policor në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Gjakovë kanë realizuar kontroll në tri lokacione të ndryshme me ç’ rast mbi bazën e dyshimit për veprat penale ,,Vjedhje e rëndë” dhe ,,Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i ameve”.
• Z . M. viti i lindjes 1976 m/sh/k
• M . Th. viti i lindjes 1974 m/sh/k
Gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike me dhjetë copë fishek të kalibrit të njëjtë si dhe një pushkë gjuetie me gjashtë copë fishek.
Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit, pas përfundimit të procedurave policore, dy prej personave të arrestuar ndalohen për 48 orë në ndalim policor. /Lajmi.net/
Fotografi të armëve dhe municionit të sekuestruar: