Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se në një aksion të koduar “Gropa”, kanë arrestuar 10 persona dhe kanë konfiskuar 70 kilogramë heroinë.
Sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ky aksion ka marrë një punë të gjatë hetimore dhe koordinim të zinxhirit të organeve të rendit.
Përveç konfiskimit të 10 kilogramëve substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë dhe të disa pajisjeve për përpunimin e saj, janë arrestuar 10 persona nën dyshimin se kanë të bëjnë me rastin.
Prokuroria zotohet se do t’i mbajë të informuara mediet lidhur me këtë çështje.
Ndërkohë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka publikuar pamje të drogës që u kap gjatë këtij aksioni.
Të ndaluarit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.