Gazeta Sinjali ka raportuar se mëngjesin e sotëm një person ka rënë në lumë në fshatin Deiq të Klinës. Sinjali ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë atje, i cili tha se viktima ende nuk është gjetur.
Fadil Gashi tha se ekipet e Policisë dhe FSK-së janë ende duke e kërkuar personin që ka rënë në lumë.
Sinjali raportoi se rastin në Polici e kishin lajmëruar peshkatarët, të cilët kanë deklaruar se e kanë parë një person, të cilin e ka bartur uji, mirëpo më vonë i njëjti u ka ikur nga sytë dhe se kanë parë më.
“Sot rreth orës 08:15 të mëngjesit, policia është njoftuar nga disa peshkatarë në fshatin Deiq të Klinës, se derisa ishin duke peshkuar kanë vërejtur një trup të cilin e ka bartur uji, por pa sukses, sepse dikur i njëjti më vonë u ka ikur nga sytë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit dhe FSK-ja”, ka thënë Gashi./GazetaSinjali/