Në oborrin e Kuvendit u mbollën disa lule në kujtim të fëmijëve të vrarë në luftë.
Laura Çelaj
Vjosa Osmani, në atë kohë kryetare e Kuvendit, vendosi që ajo hapësirë në oborrin e parlamentit t’i dedikohet 1133 fëmijëve që u ndanë mizorisht nga jeta gjatë luftës në Kosovë.
Por, dy vite pas, ky kopsht i vogël është prishur. Hapësira në të cilën supozohet që ata duhet të kujtohen nuk ka kurrfarë përkujdesje.
Për deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu, një situatë e tillë është e papranueshme.
Duke qenë se ishte iniciativë e Vjosa Osmanit, T7 ka pyetur stafin e saj, por Bekim Kupina, këshilltar i presidentes, ka thanë se kompania e Kuvendit për mirëmbajtje e ka për obligim ta bëjë mirëmbajtjen, ujitjen apo zëvendësimin e luleve sipas nevojës.
Por, mungesa e respektit për ata që sot nuk janë, vërehet edhe brenda Kuvendit të Kosovës.
Një baner që gjendet në korridoret e Parlamentit në shikim të parë duket se ka për qëllim rikujtimin e personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.
T7 ka provuar të marrë qëndrim edhe nga Kuvendi i Kosovës, por këta të fundit nuk kanë qenë të qasshëm gjatë ditës.