Pasi rinovoi kontratën e tij deri në qershor 2026 dhe pasi ra dakord për të ulur pagën e tij në mënyrë që Barcelona të bëjë nënshkrime në merkaton e dimrit, Samuel Umtiti ka një shans të madh për t’u huazuar te Arsenali sezonin e ardhshëm, raporton Daily Star.
Mikel Arteta, trajneri spanjoll i klubit londinez, tashmë ka miratuar huazimin e mbrojtësit francez, 28-vjeçar, i cili ka përfaqësuar katalanasit që nga viti 2016/17, pas nënshkrimit nga Lyoni, për 25 milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas gazetës britanike, lojtari me origjinë nga Kameruni synon të rikthehet në formë optimale, pasi në këtë sezon u përdor pak nga Xavi Hernandez, kryesisht për faktin se ai pësoi thyerje të këmbës së djathtë në janar gjatë një seance stërvitore.