Rusia ka testuar me sukses një lazer që “verbon” satelitët dhe shkatërron dronët.
Zëvendëskryeministri Yury Borisov, i cili është përgjegjës për zhvillimin ushtarak të vendit, tha se sistemi Peresvet ka shkatërruar një dron në 5 km distancë në testimin e tij të fundit.
Ndërkohë, ky lazer, sipas rusëve, mund të nxjerrë jashtë funksioni satelitët që ndodhen 1500 km mbi sipërfaqen e Tokës.
“Ka nisur shpërndarja e këtij lazeri tek trupat tanë. Shkencëtarët tanë kanë bërë punë të shkëlqyer”, tha Borisov.
“Bëhet fjalë për një armë lazer, një armë që do të zëvendësojë ato tradicionalet në dekadën e ardhshme. Nuk është një ide ekzotike, por realitet tashmë”, shtoi Yury Borisov.