Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla – Schwarz, ka arritur në Bruksel.
Ajo pritet të marrë pjesë në Këshillin e Punëve të Jashtme,.
Lajmin e ka bërë të ditur shefi i kabinetit të MPJ-së, Sharr Jakupi, përmes një postimi në Twitter.
Ai ka bërë të ditur se në Këshillin e Punëve të Jashtme do të marrin pjesë ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa prezent do të jetë edhe edhe ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Në agjendën e Këshillit është diskutimi për agresionin rus kundër Ukrainës dhe Ballkani Perëndimor.