Mallorca ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Rayo Vallecanos, duke rritur kështu shanset për mbijetesë në La Liga.
Mallorca shënoi fitore si vendase me rezultatin 2:1. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 37-të dhe të parafundit.
Golin e parë për vendasit e shënoi Vedat Muriqi në minutën e 13-të.
Abdon Prats ia siguroi fitoren skuadrës me golin e shënuar në minutën 90+2, teksa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Pathe Ciss në minutën e 60-të.
Mallorca pas kësaj fitore ka 36 pikë dhe ndodhet në pozitën e 17-të, pozitë e cila ia siguron mbijetesën në elitën e futbollit spanjoll.
36 pikë i ka edhe Cadizi një pozitë më poshtë (18), pozita e cila dërgon skuadrën një kategori më poshtë.
Pra, fati i këtyre dy skuadrave do të vendoset në javën e 38-të dhe të fundit.