Tifozëve pa bileta iu kërkua të mos udhëtonin në Paris dhe Sevilje për finalet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës dhe as të mos i rishisnin apo t’i falsifikonin ato.
Organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA është i shqetësuar për rrezikun e sigurisë që paraqet numri i madh i tifozëve pa bileta në ato qytete, pasi pa kaosin që rrethoi finalen e Euro 2020 në ”Wembley”, verën e kaluar.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin theksoi se ato skena ishin “të papranueshme” dhe ”nuk duhej të ndodhin më kurrë”.
”Të gjitha biletat e ofruara për shitje nga palët e treta në internet (përfshirë median sociale, tregjet dhe platformat dytësore të biletave) reklamohen në kundërshtim me termat dhe kushtet e biletave”, paralajmëroi UEFA në një deklaratë.
UEFA zbaton në mënyrë aktive termat dhe kushtet e biletave, përfshirë monitorimin e internetit dhe do të ndërhyjë (përfshirë anulimin e biletave) ku identifikohen reklama të paautorizuara.
Eintracht Frankfurt përballet me Rangers në finalen e Europa League të mërkurën, ndërsa Feyenoord takohet me Romën në Tiranë në finalen e Konferencës së Ligës më 25 maj.
Liverpool përballet me Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve më 28 maj.