Ylli më i ri i Youtube është 7-vjeçari Ryan i cili bën vlerësimin e lodrave. Ai ka arritur të fitojë 22 milionë dollarë me kanalin e tij “Ryan ToysReview”, tek i cili ka 17 milionë ndjekës.
Vlerësimi nga revista ‘Forbes’, thotë se Ryan ka kaluar Jake Paulin me $ 500,000 për 12 muaj që nga qershori.
Në një nga videot e postuara promovohet një vezë blu gjigante, misterioze. Kjo video është publikuar ditën e djeshme dhe ka kaluar 1 milionë klikime. Ndërsa në vendin e tretë është kanali i “Dude Perfect”, që bën 20 milionë dollarë, shkruan Forbes.
Fitimet e Ryan, të cilat nuk përfshijnë taksat ose tarifat e ngarkuara nga agjentët apo avokatët, janë dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar.
I pyetur nga NBC se përse fëmijët i pëlqejnë kaq shumë videot e tij, Ryan – i cili tani është vetëm 7 vjeç- ai u përgjigj:
“Sepse jam argëtues dhe bëj për të qeshur”.
Që nga koha kur u krijua kanali në Youtube nga prindërit e tij – në mars të vitit 2015- videot e Ryan në total kanë arritur pothuajse 26 miliardë shikime.
Sipas Forbes, nga e gjithë shuma vetëm 1 milionë dollarë vinë nga reklama që shfaqet para videos e ndërsa pjesa e mbetur, pra 21 milionë dollarë, vinë nga postimet e sponsorizuara.
Shuma e gjeneruar nga postimet e sponsorizuara është e vogël krahasuar me yjet e tjerë të mëdhenj, shkruan Forbes. Lodrat e paraqitura në një nga videot e kanalit mund të shiten menjëherë. Në gusht, Walmart filloi të shesë një gamë ekskluzive lodrash dhe veshje të quajtur Ryan’s World, dhe një video që tregon Ryan dhe prindërit e tij që kërkojnë lodrat e tij në një dyqan Walmart ka pasur 14 milion shikime në tre muaj.
Ndërsa ai është ende fëmijë, 15% e të ardhurave të Ryan janë vënë në një llogari bankare, të cilat mund t`i përdorë vetëm kur të arrijë moshën e duhur për t`i aksesuar këto para.