Një autobus është përfshirë nga zjarri të hënën në Gjermani, e në këtë autobus raportohen se ndodheshin edhe dy kosovarë.
Siç raporton portali Indeksonline, dy kosovarët e përfshirë në këtë rast kanë thënë se ishte vërtetë një rrezik i madh, por që për fat të mirë kanë shpëtuar.
Ndërsa përfshirja e autobusit nga zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një problemi të motorit të autobusit.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit ‘Bad Camberg’, vend ky në rrethinë të Limburg-Weilburg në Hessen të shtetit gjerman.