Vëllai i viktimës që u vra dje në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, është dërguar pa vetëdije në spital, njofton sot policia. Për vrasjen dhe plagosjen e vëllezërve nuk është arrestuar askush, dy të dyshuar ndodhen në arrati.
H. Berisha, 30-vjeç, ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur dje rreth orës 14:00 në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, saktësisht tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit. I plagosur ka mbetur edhe vëllai i tij K.Berisha, 32-vjeç, i cili është dërguar menjehërë në spital për trajtim mjekësor.
Njoftimi i plotë i policisë:
VRASJE /Kaçanik 10.05.2022 – 14:03. Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri ndaj dy viktimave meshkuj kosovarë. Si pasojë e të shtënave njëri nga viktimat ka ndërruar jetë ndërsa tjetri është dërguar në spital në gjendje të rëndë pa vetëdije. Të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Në lidhje me rastin dy të dyshuar gjenden në arrati.