Muaji Dhjetor është një muaj ku për të gjithë përmblidhen disa çeshtje që ju kanë munduar dhe gjejnë zgjidhje, është muaji ku korrni atë që keni mbjellë me mendimet dhe sjelljet tuaja. Kjo për arsye se Afërdita, planeti i dashurisë dhe i të mirave materiale, përfundon një cikël lëvizjesh dhe ndryshimesh mes shenjës së Akrepit dhe Peshores lëvizjes së zmbrapsur dhe lëvizjes së drejtë.
Afërdita në muajin Shtator erdhi në Akrep, në muajin Tetor filloi lëvizjen e zmbrapsur në këtë shenjë duke kaluar kështu në shenjën e Peshores, dhe në Nëntor u drejtua dukeu rikthyer gradualisht në shenjën ku e nisi këtë qëndrim të rëndësishëm; në Akrep.
Për ju kjo do të thotë stimulim në fushën e komunikimit, në komunikimin me miqtë, me ndjekësit tuaj dhe me njerëzit e afërm. Nëse keni një histori e lidhur me disa njerëz me të cilët jeni keqkuptuar ose keni patur mosmarrëveshje, kjo gjë do vihet sërisht në vëmendjne tuaj brenda javës së parë të Dhjetorit; mund të jenë njerëz ose një njeri me të cilin keni një vendim financiar ose një vendim personal për të marrë.
Mërkuri në datën 1 Dhjetor do lëvizë nga shenja e Shigjetarit në shenjën e Akrepit për shkak se është i zmbrapsur, dhe ashtu i zmbrapsur do jetë deri më datë 6 Dhjetor. Kjo do të thotë se do keni mundësinë që të ndryshoni sërisht mendjen apo qëndrimin tuaj mbi këtë histori, keni një mister të fundit për të zgjidhur në mendjen tuaj gjë që do ndodhë në pjesën e parë të muajit.
Ndjeheni shumë të motivuar për të rregualluar shpejt çdo gjë dhe për shumë prej jush do bëhet shumë më e lehtë që të merrni vendime të reja idhur me marrëdhëniet tuaja me njerëz të tjerë. Nëse nuk ka ndodhur ende, një sekret mund të dalë në pah.
Nëse e keni patur të vështirë që të negocioni diçka me dikë, tani do jetë më e lehtë që ta rregulloni; edhe nëse informacioni që ka dalë në pah ka patur të bëj me ju dhe ju ka vështirësuar punët.
Ka mundësi që disa prej jush të mbyllin rrugët e komunikimit me dikë, të largoni dikë prej jetës suaj dhe të mos shikoni më mbrapa. Gjithashtu mund të ndodhë që i jepni ose ju jepet një mundësi e dytë.
Përsa i përket energjisë së përgjithshme të muajit, tregon se do merreni shumë me shtëpinë, me çeshtje lidhur me pronësinë, me toka, pasuri të paluajtshme, me familjen. Në datën 7 Dhjetor kemi hënën e re në shenjën e Shigjetarit e cila ju shtyn që të ndjeheni të përmbushur në pjesën familjare.
Mund të keni besim tek njerëzit përreth tani dhe të besoni për një fillim të ri, por pas datës 7 Dhjetor. Gjithashtu pas kësaj date ju sugjeroj që t’i jepni mundësi nënshkrimit të kontratave apo premtimit për bashkëpunime. Më herët do ishte tepër e vështirë që të mbeteni të kënaqur me rezultatin e kontratës apo bashkëpunimit tuaj.
Në astrologji çdo gjë ka karakteristikat e momentit kur lind, si njerëzit ashtu dhe ngjarje të tjera, prandaj përpiquni që ta shmangni periudhën e Mërkurit të zmbrapsur për të nisur diçka dhe për të blerë pajisje elektronike, aq më tepër që jeni një prej dy shenjave (ju dhe Binjakët) që e ndjeni më së shumti lëvizjen e Mërkurit, jeni më të ndjeshëm ndaj zmbrapsjes së këtij planeti sepse është ai që ju drejton.
Energjia e muajit është e Shigjetarit është e hapur, autentike, e sinqertë dhe prandaj mund të keni besim tek realizimi i një dëshire të madhe. Hëna e plotë në shenjën e Gaforres më datë 22 do ju ndihmojë që të realizoni një ëndërr tuajën gjithashtu.
Mund të hidheni nga gëzimi gjatë javës 24-30 Dhjetor. Natën e vitit të ri Marsi do vijë në shenjën e Dashit, gjë që do të thotë se do ju stimulojë në çeshtje që kanë të bëjnë me të ardhurat tuaja dhe për pasojë do punoni me ngulm për një investim, për një projekt në punë ose për një tjetër mundësi për të fituar para.
Gjithashtu viti i ri mund t;ju gjejë duke bërë një analizë vërtetë të thellë të vetes, të karakterit tuaj. Mundet gjithashtu që të merreni më shumë me fatura, të bëheni më të qartë mbi shpenzimet tuaja dhe të planifikoni diçka më të mirë për t’i përballuar të gjitha. Lëreni pas atë që është për tu lënë që ta filloni vitin e ri me një qëndrim vërtetë të ri.
Qiell të mbarë.