Një debat verbal mes dy qytetarëve në Gjilan ka përfunduar në një konflikt fizik, ku si pasojë njëri nga personat e përfshirë në rast ka pësuar lëndime të rënda trupore, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se gjithçka ndodhi pas një mosmarrëveshje që i dyshuari dhe viktima kishin mes vete, që eskaloi në grushte e shqelma.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i dyshuari B.I., ka sulmuar aq keq viktimën sa ia ka thyer hundën, pesë dhëmbë dhe i ka shkaktuar lëndime edhe pas veshit.
Për shkak të goditjeve të forta që ia ka shkaktuar i dyshuari, Sinjali mëson se viktima i është nënshtruar një operacioni kirurgjik.
Lidhur me këtë rast janë ndërmarrë veprime hetimore, me ç’rast ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti dhe është urdhëruar masa e ndalimit prej 48 orësh nga prokurorja e shtetit.