“Ju njoftojmë se sot në ora 14:00 kemi marrë një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik te vendi i quajtur “Fusha Pajtimit”, përballë ” Varrezave të Dëshmorëve, 2 persona të moshës madhore kanë marrë plagë nga arma e zjarrit. Nga informatat e para njëri për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo konfirmuar nga ekipet mjekësore , ndërsa tjetri është transportuar për ndihmë mjekësore ne Ferizaj e më pas është transportuar për QKUK për trajtim te mëtutjeshëm mjekësor. Ne vendin e ngjarjes janë ekipe te policisë qe po e hetojnë rastin”, thuhet në përgjigjen e Zëdhënësit të Policisë për regjionin e Ferizajt, Kanun Veseli.
I njëjti ishte nga fshati Dubravë, H. Berisha merrej me biznes, Rent a Car në Ferizaj.