Sot do të zhvillohet xhiroja e 34-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Të gjitha pesë ndeshjet zhvillohen në orarin e njëjtë, nga ora 15:00.
Dueli kryesor i kësaj xhiroje është ai mes Llapit dhe Gjilanit që zhvillohet në “Zahir Pajaziti”.
Llapit i nevojitet një pikë për ta siguruar garimin në kualifikimet e Conference League.
Drita do të takohet me Dukagjinin, i cili po vazhdon të luftojë për t’i ikur barazhit.
Feronikeli i dorëzuar e pret kampionin e shpallur tashmë, Ballkanin.
Ndërkohë, Ulpiana përballet me Prishtinën, kurse dueli kryesor për mbijetesë zhvillohet mes Malishevës dhe Drenicës.