Kyreministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur sot një takim online me avokatët dhe bashkë-avokatët e ekipeve mbrojtëse të të akuzuarve në Hagë.
Sipas njoftimit, takimi zgjati rreth dy orë dhe gjatë tij u diskutuan kërkesat e ekipeve mbrojtëse për Qeverinë e Kosovës.
“Takimi u mbajt si rezultat i nevojës për të diskutuar dhe adresuar kërkesat e bëra nga ekipet mbrojtëse: procesi i stërzgjatur i mbajtjes në paraburgim të të akuzuarve, mos-respektimi i praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, mungesa e përkthimeve dhe, në veçanti, mosmarrja në konsideratë e okupimit dhe krimeve të Serbisë në Kosovë gjatë viteve të ’90-ta”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, takimi zgjati rreth dy orë dhe gjatë tij u diskutuan kërkesat e ekipeve mbrojtëse për Qeverinë e Kosovës.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti ka propozuar që takimet e tilla të vazhdojnë e të jenë të rregullta.
Të gjitha ekipet u shprehën tejet mirënjohëse për mundësinë e diskutimit direkt me kryeministrin Kurti, dhe shprehën falënderim me faktin që Qeveria e Kosovës po tregon interesim dhe angazhim në lidhje me procesin para Dhomave të Specializuara, thuhet tutje në njoftim.
Janë bërë më shumë se një vit që kur është konfirmuar aktakuza për krime lufte ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nga Gjykata Speciale në Hagë.
Hashim Thaci, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po akuzohen nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar me 6 akuza për krime kundër njerëzimit, si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 4 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.Sipas aktakuzës këto krime thuhet se janë kryer në territore të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë si në Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Kleçkë, Kukës dhe Rahovec.