Një grua në fshatin Studençan të Suharekës ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, duke konsumuar medikamente, sot rreth orës 12:00.
Burimet e Sinjalit brenda QKMF-së në Suharekë kanë bërë me dije se viktima e moshës 46-vjeçare është dërguar në Emergjencë nga bashkëshorti i saj.
Sipas të njëjtave burime, ende nuk dihet arsyeja që e ka shtyrë gruan nga Studençani që të tentojë ta vras veten, duke konsumuar një sasi të medikamenteve.
Lidhur me rastin, Policia është njoftuar nga Emergjenca, ndërkohë që prokurori kujdestar ka dhënë urdhër që të iniciohet rasti “tentim vetëvrasje”./Gazetapapirus.Com/