Superylli i Barcelonës Lionel Messi u shpallë lojtari i ndeshjes në fitoren 2-1 ndaj PSV-së të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve.
Messi shënoi gol dhe bëri një asistim në ndeshjen e mbrëmshme, kështu duke bërë 106 gola në Ligën e Kampionëve, duke thyer rekordin e Cristiano Ronaldos për më së shumti gola të shënuar në një klub në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.
106 gola Messi i ka shënuar për Barcelonën në 128 ndeshje, kurse Ronaldo ka shënuar 105 gola në 163 paraqitje për Real Madridin para se të kalonte te Juventusi.
Kurse në përgjithësi, Ronaldo mban rekordin për më së shumti gola, gjithsej 121.