Dritan Abazoviq, kryeministri më ri i Malit të Zi, sot qysh në orët e hershme të mëngjesit kishte zënë rendin (safin) parë të xhamisë në Ulqin.
Në një shtet ku shumica i takon feve tjera, Abazoviq nuk ka ngurruar ta tregojë fenë e tij islame, shkruan Jepi zë.
Ai së bashku me bashkëqytetarët e tij nga Ulqini kanë falur së bashku namazin e Fitër Bajramit.
Pas përfundimit të këtij namazi, Abazoviq është ndalur në xhami dhe ka uruar secilin qytetarë dorë për dore.
Ky veprim i tij, e bën të dallohet nga të gjithë kryeminsitrat tjerë shqiptar, duke përfshirë edhe Kosovën pasi deri më tani asnjë udhëheqës qeverie nuk është parë në xhami duke marrë pjesë në faljen e Bajramit/ Jepi zë