Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell.
Vranësirat kryesisht në fillim javë dhe gjatë vikendit parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, derisa mesi i javës parashihet me më pak reshje, duke mos përfshirë gjithë territorin.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 13-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.