Presidentja e vendit, Vjosa Osmani bashkë me homologun e saj letonez, Egils Levits, kanë mbjellë drurin e miqësië.
Fotografitë janë shpërndarë nga llogaria zyrtare e presidentes në Instagram.
Gjatë ditës së sotme, Osmani dhe Levits, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët, përmes së cilës presidentja tha se nga Levits kërkoi mbështetje për rrugëtimin e Kosovës në drejt BE-së dhe NATO-së.
Ndërkohë, Levits tha se Kosova i përket Evropës.
Pos Osmanit, Levits takoi edhe kryeministrin Albin Kurti dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca, njofton Klankosova.tv.