Deputeti nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka agjendë se si të dalë nga situata e krijuar pas rritjes së çmimeve në vend.
I ftuar në “Ditari” në Tëvë 1, Beqa foli edhe për ndihmën prej 100 euro të ndara për kategori të caktuara të qytetarëve, për të cilat tha se një vendim i tillë është “vendim i vitrave”.
Formën qysh po mendon me menaxhu shtetin Kurti, realisht nuk ka me pas kapacitet financiar shteti, sepse ne i kemi shpenzu 100 milionë euro për muajin e katërt që qytetarëve pak iu duhen. E njëjta kërkesë për muajin e pestë, e njëjta për muajin e gjashtë. Çka do të bëjnë Qeveria muajin e pestë, gjashtë, shtatë. Andaj nuk ka agjendë si me dalë nga kjo situatë. Unë konsideroj se ka qenë një vendim i vitrave i kryeministrit Kurti, por të njëjtën kohë për qytetarët mendoj që ka ndodh mirë. Mungesë e vizionit të Qeverisë, sepse qytetarët nuk janë fajtor, sepse Qeveria nuk ka vizion për të dalë nga situata”, shtoi Beqa.
Deputeti Beqa theksoi se ideja e PDK-së për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga TRUST-i, është e duhura për ta menaxhuar krizën.
“Edhe ideja e PDK-së për me ia mundësu qytetarëve me i tërhjek mjetet e veta nga TRUST-i, një pjesë të mjeteve, sipas ligjit që kemi propozu edhe draftligjit, nuk mendoj se është ide zhvillimore, por është ide e menaxhimit të krizës”, shtoi Beqa