Një person nga fshati Mihaliq i Vushtrrisë, ka raportuar në Polici se është kërcënuar me thikë nga një person tjetër në rrugë.
Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se viktima është kërcënuar me fjalët “kam me të mbyt” dhe i dyshuari e ka sharë disa herë në familje.
Sipas të njëjtave burime, viktima ka raportuar në Polici se deri te ky problem kishte ardhur si pasojë e një konflikti verbal që ai kishte pasur më herët me një shok të të dyshuarit.
Njësitë policorë kanë dalë që ta kërkojnë të dyshuarin, mirëpo deri tani nuk e kanë hasur.
Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti “Kanosje”.