Gazetare: Ardita Rashiti
Kërkohet angazhim më i madh i institucioneve në Kosovë, ndërsa konsiderohen shqetësuese veprimet e Serbisë.
Në ajër e në tokë. Investime ka në të dy anët.
Serbia ka shtuar kapacitetet ushtarake këtë fundjavë, duke u pajisur me sistem raketor nga Kina.
Sisteme të tilla me rreze të lartë të veprimit, shfrytëzohen nga ushtria amerikane të njohura si Patriot, ndërsa në Rusi identifikohen me S-300.
Por, Kosova nuk rrezikohet nga një sistem i tillë, pasi që vendi nuk ka aviacion luftarak.
Veç këtij sistemi, është raportuar edhe për interesimin e Serbisë që të blejë dronë.
Pikërisht interesimi për shtimin e kapaciteteve ushtarake, po shihet si një sinjal për mobilizim të institucioneve.
Të gjitha këto veprime të Serbisë, po shihen si lojë e rrezikshme, por jo vetëm në drejtim të Kosovës.
Se janë duke e marrë me seriozitet këtë çështje, e tha edhe kryeministri Albin Kurti gjatë së mërkurës, mirëpo u shpreh se nuk ka vend për frikë.
Ndryshe nga ai, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë sistem si mbrojtës, duke thënë se Serbia ka bërë hapa. Ka bërë hapa inkurajues në OKB.
Dhe Ballkani deri më tani është bashkë.