Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ua ka uruar qytetarëve Ditën e Kushtetutës. Mirëpo, përjashtim ka bërë për Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcit.
Urime!”, ka mbishkruar ajo, duke ia bashkëngjitur fotografinë me fjalët e mësipërme.
Veçimi i Nagavcit nga ana e Kuçit ndodh një ditë pasi Gjykata Kushtetuese konstatoi se kjo e fundit e kishte shkelur Kushtetutën me vendimin e ndalimit të reformave arsimore të ish-kreut të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.
“Gjykata ka vlerësuar kushtetutshmërinë e Vendimit të 23 prillit 2021 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (në tekstin e mëtejmë: MASHTI). Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij akti është parashtruar në Gjykatë nga Komuna e Kamenicës bazuar në autorizimet e përcaktuara me paragrafin 4 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të kontestuar, Gjykata njëzëri vendosi që: (i) kërkesa është e pranueshme; (ii) Vendimi [nr.01B/24] i 23 prillit 2021 i MASHTI-it, nuk është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 12 [Pushteti Lokal], paragrafët 1 dhe 3 të nenit 123 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafët 2 dhe 3 të nenit 124 [Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale] të Kushtetutës; (iii) të refuzojë kërkesën për masë të përkohshme; dhe (iv) të refuzojë kërkesën për tërheqje të kërkesës”, u tha në vendimin e Kushtetueses. /Lajmi.net/