Inspektorati Policor i Kosovës është duke zhvilluar një operacion të gjerë të koduar “Pika 2”, të cilit i paraprin një hetim rreth një -vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas komunikatës së përbashkët nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në këtë hetim janë përfshirë masa të fshehta të hetimit.
“Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë dhe udhëheqjen nga Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit”, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.
Hetimi përfshin edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri).
Kujtojmë se deri më tani është raportuar se janë arrestuar 20 zyrtarë policorë në pikën kufitare në Vërmicë. /Lajmi.net/