Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i është refuzuar kërkesa për lirim nga paraburgimi.
Paneli i Apelit i Gjykatës Speciale ia ka refuzuar Thaçit ankesën e tij në lidhje me refuzimin e gjyqtarit paraprak për lirimin nga paraburgimi, shkruan lajmi.net.
“Si rezultat, trupi gjykues konstaton se gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka gabuar në konstatimin se periudha që Thaçi ka kaluar në paraburgim mbetet e arsyeshme, dhe në përputhje me rrethanat e hedh poshtë pikën G të ankesës së Thaçit”, thuhet në arsyetimin e Panelit.
Me këtë rast, palëve i është dhënë kohë që deri në 10 ditë pas këtij vendimi të dërgojnë parashtresa në lidhje me refuzimin e Apelit.