Ylli i Manchester Cityt, Benjamin Mendy ka reaguar në rrjete sociale për festën e futbollistëve të Përfaqësueses së Kosovës.
Lojtarët e Kosovës festuan në autobus me këngën ‘Ramenez la Coupe a La Masion”, dedikuar titullit të kampionit të botës që Franca e fitoi në Rusi, shkruan Insporti
Kjo këngë tashmë është bërë e rregullt nga futbollistët francezë, të cilët për herë të parë e kënduan në ndeshjen e parë të luajtur në ‘Stade de France’ pas shpalljes kampion bote në Rusi.
Kënga është kënduar edhe nga futbollistët e Kosovës, pas fitores së mbrëshme në ‘Fadil Vokrri’ ndaj Azerbajxhanit.
Pas videos së postuar në ‘Twitter’, ka reaguar edhe mbrojtësi francez, Benjamin Mendy, të cilit i ka lënë përshtypje kjo festë e ‘Dardanëve’.
https://twitter.com/_BeFoot/status/1065222992806977536