Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të punëtorit të KEDS, që u godit për vdekje nga një veturë sot gjatë kryerjes së punës.
“Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të Xhevat Gashit, punëtorit të KEDS-it, i cili u godit nga një veturë gjatë kryerjes së punës në terren. Ndaj dhimbjen me familjen Gashi dhe kolegët e të ndjerit dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë atyre që e njohën të ndjerin. Qoftë i përjetshëm kujtimi!”, ka shkruar ai.
Një punëtor i KEDS-it është aksidentuar për vdekje sot në mesditë në Podujevë, shkruan Gazeta Express.
Sipas Distribucionit të Furnizimit me Energji Elektrike punëtori nuk ka mundur t’iu mbijetojë lëndimeve të marra.
Sot rreth mesditës një punëtor i yni gjatë kryerjes së detyrës është aksidentuar për vdekje nga një veturë në Podujevë. I ndjeri ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në QKUK. Por, përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë”, thuhet në njoftim.
KEDS thotë se janë të tronditur dhe të shokuar.
“Në këto rrethana të rënda bashkëndjejmë me familjen. Të njëjtën kohë ftojmë organet e rendit dhe drejtësisë tē kryejnë punën e tyre në ndriçimin e plotë të këtij aksidenti”, thuhet në njoftimin e KEDS-it në Facebook.