Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti duke thënë se po merret më shumë me Ukrainën dhe presidentin rus, Vladimir Putin, se me problemet e brendshme të Kosovës.
“Ai mban ligjërata për Ukrainën, mban ligjërata për ultranacionalistët se si janë të indoktrinuar Putini por nuk merret me problemet e brendshme të Kosovës”, ka thënë Zemaj.
Tutje, Zemaj ka thënë se kjo qasje e Kurtit mund të sjell edhe pasoja që nuk do të dëshironte t’i shihte.
“Në një kohë ku Serbia po gjykohet se është i vetmi vend, prej vendeve që pretendohet të jetë demokratike, që nuk i ka vënë sanksione Rusisë, në agresionin kundër luftës në Ukrainë. Dhe tash çka po bëhet. Në kohën kur pritshmëria është që të akuzohet Serbia, drejtëpërdrejt Vuçiqi, ai shpallet si një lloj viktimizuesi dhe merr deklarata pozitive nga spektrumi i gjerë ndërkombëtar për sjelljen e tij në raport me atë që nuk po e cenon ose nuk po e interferon në situata ose në eskalimin e situatës brenda Kosovës. A e mendoni ku e ka pru këtë nivel të komunikimit dhe kësaj gjendje”, tha Zemaj në T7.
“Në vend se Vuçiqi të bëhet adresa kryesore e partnerit të ulranacionalistit Putin, me këto veprime Kosova, përmes qeverisë Kurti që ai del si një lloj demokrati, në këtë rrafsh, ose që ai po e ruan situatën në Kosovë, nuk po interferon e gjëra të tjera…Janë të gjitha këto mangësi që e kanë sjell në këtë pozicion Republikën e Kosovës, dhe këto janë pasojat që i bartim të gjithë ne të cilat nuk do të dëshironim t’i shohim”, tha Zemaj.