Libri “Lindja e një demokracie me parathënie të shkruar Bernard Kushner, tregohen shumë detaje nga shkrimtari i famshëm francez Jacques Baudouin. Ai kishte mbajtur edhe pozitën si këshilltar i ministrit të jashtëm francez z. Bernard Kushner.
Ai tregoi në libër edhe për një përplasje mes kreut të delegacionit të Kosovës në Rambuje z. Hashim Thaçi dhe anëtarit tjetër të delegacionit z. Veton Surroi. Para pak ditësh ne publikuam shkrimin se si Veton Surroi prapa shpinës së delegacionit e kishte ndryshuar përmbajtjen e marrëveshjes “Autonomi pa Pavarësi”. Tani do e publikojmë edhe përplasjen tjetër.
Përpara përfaqësuesve të Grupit, Veton Surroi e mori fjalën për të thënë se të gjithë anëtarët e palës kosovare ishin dakord për ta nënshkruar, përveç Hashim Thaçit. Një pohim i cili shkaktoi shkaktoi sërish zemërimin e këtij të fundit. Kundërshtia ndërmjet këtyre dy burrave dukej sheshit. Kur Thaçi tha se donin lirinë dhe jo paqen brenda Serbisë, Surroi e pranoi më në fund se më mirë donte paqen në një Kosovë të mbetur në Serbi, sesa luftën. Kësaj, Thaçi iu përgjigj se ai ishte gati të rezistonte një jetë të tërë, sesa të pranonte qoftë edhe një ditë pushtimin e vendit të vet nga Beogradi.”, tregoi autori francez.