Një 61-vjeçar është arrestuar pasi është kalur duke transportuar emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës.
Policia bën me dije se 61-vjeçari B.A., u arrestua në flagrancë pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, duke transportuar me automjetin tip “Toyota”, 3 emigrantë të paligjshëm, për t’i kaluar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit të gjelbër, drejt Kosovës, kundrejt fitimit.
Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.