Parlamenti ukrainas ka dhënë këtë mëngjes një vlerësim për numrin e fëmijëve që beson se janë vrarë që nga fillimi i luftës me Rusinë më 24 shkurt.
Verkhovna Rada pretendon se 117 fëmijë kanë vdekur dhe 155 janë plagosur deri më 22 mars.
Numri më i madh i viktimave u vu re në kryeqytetin ukrainas Kiev, qytetin verilindor Kharkiv dhe Chernihiv në veri, përcjell Klankosova.tv
Më herët, Kombet e Bashkuara thanë se të paktën 925 civilë janë vrarë në Ukrainë, duke përfshirë 75 fëmijë.
Ky numër ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë në realitet.