Shtëpia e Bardhë pritet të dërgojë në Poloni nënpresidenten amerikane, Kamala Harris.
Kështu ka raportuar me burime CNN. Sipas tyre, udhëtimi vjen në kohën pasi Shtëpia e Bardhë vazhdon të tregojë mbështetje për Ukrainën, pasi ajo hyn në një fazë të re të rrezikshme në vazhdën e sulmit rus, përcjell lajmi.net.
Udhëtimi i fundit jashtë vendit i Harris ishte në Këshillin e Sigurimit të Mynihut në Gjermani, ku ajo u takua me aleatët dhe partnerët e SHBA-së. Atje takoi edhe Presidentin e Ukrainës Zelensky.
Zëvendëspresidentja bisedoi me telefon me kryeministrat e Polonisë dhe Rumanisë në fillim të kësaj jave.