Gazetari e ish-deputeti Milaim Zeka ka paralajmëruar se nëse o ketë refugjat nga Ukraina edhe në Kosovë ka kapacitet qe t’i strehoj dy familje.
Postimi i tij :
E kam nje keshille per koleget qe po flasin per luften ne Ukraine: Nuk eshte lufta sikur me fole per Bigbrather. Lexoni pak, ndiqni çka thone expert ushtarak perendimor. Lexoni çka shkruajne e çka flasin gazetare me renome boterore per Rusine dhe Ukrainen.
Ne mundemi me ba shume ne mobilizimin e qytetareve per ta ndihmu popullaten e Ukraines. Ne e dime qe nuk na ka pranu Ukraina, po mendoni ma mire pse Spanja, Rumania, Sllovakia e Greqia nuk na kane pranu?
Turp, sepse keto vende, bashke edhe me ato vende qe na kane pranuar, e kane perkdhelur Serbine dhe Rusine, ne kurrizin e pergjakur te Kosoves. Kete perkdhelje po e paguajme te gjithe, ama çmimin me te larte po e paguajne vendet e BE, qe padrejtesisht po na mbajne te izoluar.
Lajmi i mire eshte se Turqia, nje superfuqi ushtarake, eshte rreshtuar me perendimin, me demokracine, me Ukrainen.
Putini dhe Vuqiçi kane probleme mendore. Çmenduria e tyre ka per te na trazuar te gjitheve.
PS: Dje Kuvendi i Republikes te Kosoves ka aprovuar nje rezolute per pranimin e 5000 refugjateve ukrainas. Une dhe familja ime kemi kapacitete qe t’i strehojme dy familje.
/Gazeta Papirus/