Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas, njoftoi lidhur me vendimin, duke thënë se qeveria do të zgjasë statusin e mbrojtur të përkohshëm (TPS) për ukrainasit.
Siguria Kombëtare zakonisht përcakton kombësitë nën TPS për shkak të konfliktit të armatosur të vazhdueshëm, fatkeqësive natyrore, epidemive ose kushteve të tjera të jashtëzakonshme dhe të përkohshme, të cilat i pengojnë njerëzit të kthehen të sigurt në vendet e tyre.