Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksi Reznikov ka publikuar ofertën e Ukrainës drejtua ushtarëve rusë të cilët janë futur brenda territorit të shtetit ukrainas.
Rusia ka pushtuar një pjesë të Ukrainës në një lëvizje e cila është dënuar nga e gjithë bota demokratike.
Por ukrainasit i kanë bërë ballë deri më tani sulmeve agresore nga rusët, ndërsa tani kanë një ofertë për ta.
“Ne u ofrojmë ushtarëve rusë një zgjedhje: Të vdesin në një luftë të padrejtë ose një amnisti të plotë dhe 5 milionë rubla si kompensim. Nëse do të dorëzojnë armët dhe do të dorëzohen vullnetarisht”, ka shkruar Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës.
Ndryshe takimi disa orësh në mes përfaqësuesve të Ukrainës dhe të Rusisë ka përfunduar, teksa një zyrtar nga presidenca ukrainas i angazhuar për komunikim me publikun ka deklaruar shkurtimisht “frytin” e diskutimeve, transmeton lajmi.net.
Ai tha gjithashtu se bisedimet kanë qenë të vështira dhe se pala ruse nuk është e penduar për ato që ka shkaktuar.
“Negociatat janë të vështira. Sidoqoftë, pa ndonjë ultimatum të detyrueshëm, tashmë. Fatkeqësisht, pala ruse është akoma ekstremisht e anshme në lidhje me proceset shkatërruese që ka nisur”, ka shkruar Mykhailo Podoliak, këshilltar i Shefit të Stafit të Presidentit ukrainas.
Në kohën kur po zhvillohej ky takim, Rusia ka kryer edhe një sulm raketor në qytetin e Khrakivit, ku u raportua se janë vrarë disa civilë dhe janë lënduar shumë të tjerë.
Ndryshe takimi i radhës pritet të zhvillohet së shpejti.