Shoqata e gastronomeve të Kosovës paralajmëron heqjen e orës policore dhe lehtësimin e masave për sektorin e gastronomisë.
Përmes një njoftimi në Facebook, gastronomet thonë se kanë pasur konsultime me Ministrinë e Shëndetësisë dhe sipas tyre nesër pritet të ndodh lehtësimi i masave dhe heqja e orës policore.
Pas konsultimeve me Ministrinë e Shëndetësisë, sot janë dhënë propozimet për lirimin e masave në gastronomi dhe heqja e orës policore të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga nesër”.
Gastronomet thonë se po shqyrtohet edhe mundësia e hapjes së klubeve të natës dhe lejimit të ahengjeve.
“Nga kjo javë përfaqësuesit e SHGK-së dhe të Ministrisë së Shëndetësisë jemi duke shqyrtuar bashkërisht që të mundësojmë sa më shpejtë hapjen e Klubeve të Natës dhe lejimin e organizimit të ahengjeve”, thuhet tutje në njoftim.