Bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës pas zhvillimeve të luftimeve për katër ditë me radhë kanë filluar të mbahen sot në shtetin e Rusisë.
Në fillim takimi ishte i hapur edhe për mediat, por të dyja palët deshën që ai më pas të mbyllet.
Në një fotografi të publikuar nga agjencia e lajmeve Reuters, shihet se në tavolinën e bisedimeve janë të ulur ministrin i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei, ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, dhe delegatët tjerë që përgatiten për bisedime me Vladimir Medinsky, ndihmësin presidencial të Rusisë dhe kreun e delegacionit.
Synimi i bisedimeve është një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e forcave ruse nga Ukraina.
Kremlini ka refuzuar të komentojë për qëllimet e Moskës në negociata. Nuk është e qartë nëse mund të arrihet ndonjë përparim nga ky takim, shkruan Skynews.