Aktivisti për të drejtat e personave LGBTI+ në Kosovë, Lend Mustafa ka reaguar pasi nesër pritet të dalë para deputetëve projektkodi që përfshin një nen i cili i hap rrugën hartimit të një ligji të veçantë për lejimin e “bashkësive civile” ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë.
Mustafa përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se nuk ka shtet që ua ndalon atyre dashurinë.
“Nuk ka kod, nuk ka fe, nuk ka shtet e as pushtet që na ndalon dashninë”, thuhet në postimin e tij.
Kujtojmë se kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka dalë kundër lejimit të martesave të gjinisë së njëjtë.
Po ashtu, Udhëheqësit e katër bashkësive fetare në Kosovë kanë nënshkruar të mërkurën një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës bëhet thirrje që në Projektkodin Civil, të mos bëhen ndryshime sa i përket martesës dhe familjes.