Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, ka konfirmuar se kosovarët janë interesuar që të shkojnë në Ukrainë, për ta mbrojtur atë nga Rusia, shkruan Gazeta Metro.
Situata në Ukrainë sa po shkon e po përshkallëzohet, me Rusinë e cila ka mbledhur ushtarët e saj në kufi.
SHBA-të dhe fuqi tjera perëndimore kanë paralajmëruar se Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në çdo moment.
E në lidhje me këto zhvillime po janë të interesuar edhe kosovarët.
Disa prej tyre madje kanë shprehur interesin edhe të shkojnë të luftojnë përkrah ukrainasve, nëse atje eskalon konflikti.
Këtë e konfirmoi para pak ditësh ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov.
“Jemi të vetëdijshëm për mbështetjen e shprehur nga zyrtarët e Kosovës. Përveç kësaj, na drejtohen edhe qytetaret e Kosovës, me propozime dhe pyetje si shkohet në Ukraine, për të marrë pjesë në mbrojtën e Ukrainës. Të gjitha këto propozime dhe thirrje në e transmetojmë ministrisë sonë. Ukraina është ende në fazën e studimit të çështjes së njohjes së Kosovës”, u shpreh ai për Euronews Albania.
Java e ardhshme mund të prodhojë zhvillime tragjike sipas raportimeve të mediave amerikane.
Në bazë të raportimeve të tyre, mesjava e ardhshme mund të sjellë lëvizjen e trupave ruse në territorin e Ukrainës.