I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, nesër do të jetë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, ka konfirmuar për Indeksonline se ai do të zhvilloj një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Kryeziu ka thënë se për orën e saktë të takimit, mediet do të njoftohen me kohë.
Përveç, Kurtit ai do të takoj edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Temë e pashmangshme e këtyre takimeve do të jetë dialogu Kosovë- Serbi
Javën e kaluar Kosovën dhe Serbinë e kanë vizituar Gabriel Escobar dhe Mirosllav Lajçak ku është inkurajuar vazhdimi i dialogut Kosovë- Serbi.