Donjeta Sahatçiu është emëruar sot nënkryetare e Komunës së Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Emërimi i saj në këtë pozitë është bërë i ditur nga nënkryetari i kësaj partie, Uran Ismaili, në një konferencë për media.
Sahatçiu është kushërirë e afërt e këngëtares me famë botërore Rita Ora.
Por ajo që u vu re është se nënkryetarja Sahatçiu nuk ka llogari në Facebook dhe Instagram me emrin e saj, prandaj nuk u pa nëse Rita dhe Donjeta e “ndjekin” njëra-tjetrën në rrjetet sociale.
Në një intervistë të vitit 2016 dhënë për “Daily Mail”, motra e Donjetës, Dorotea, kishte rrëfyer problemet e saj që kishte për të arritur t’i afrohej këngëtares Rita Ora në edicionin e vitit 2015 të “X Factor” në Britani të Madhe.