Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj duke llogaritur bilancin e ditëve të fundit ka thënë se vetëm në janar janë infektuar me COVID-19 46 mijë qytetarë të Kosovës.
Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se krejt kjo sipas tij është pasojë e paaftësisë së Qeverisë, shkruan lajmi.net.
Sipas Zemajt, paaftësia qeverisëse po dëmton shëndetin, ekonominë, mirëqenien e shtetin.
“Mirënjohje pafund për profesionistët shëndetësor, sepse përkundër trajtimit të keq që po iu bën kjo Qeveri e paaftë, ata po qëndrojnë fuqishëm në ballë të betejës kundër pandemisë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Zemajt:
Pasojat e paaftësisë qeverisëse janë të tmerrshme në çdo aspekt. Bilanci i keqmenaxhimit të pandemisë vetëm gjatë muajit janar është si në vijim: 46 mijë të infektuar me Covid-19 dhe 30 jetë të humbura.
Përfundimisht, paaftësia qeverisëse dëmton shëndetin. Dëmton ekonominë. Dëmton mirëqenien. Dëmton shtetin. I dëmton krejt pa përjashtim si dhe është e padrejtë ndaj të gjithëve.
Mirënjohje pafund për profesionistët shëndetësor, sepse përkundër trajtimit të keq që po iu bën kjo Qeveri e paaftë, ata po qëndrojnë fuqishëm në ballë të betejës kundër pandemisë.
Qytetarë të dashur,
Ju lutem që të kujdeseni maksimalisht për vete dhe më të dashurit tuaj!.