Analisti Valon Syla ka kritikuar gjestin e Dardan Molliqajt i cili në një video të publikuar në media shihet duke i rënë shuplakë një policit, në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës.
Syla shkruan se në vend të shuplakave do të duhej t’i jepnin policëve sendviça dhe çaja të nxehtë, pasi sipas tij kjo do ta bëntë dallimin me Vetëvendosjen.“Se edhe policëve ka me ju shtrejtu rryma si juve, O papaka”, shkruan Syla ndër të tjera.
Postimi i tij i plotë:
Tjera herë kish me qenë mirë të merrni sendvicha e çaja të nxehtë, nëse është ftohtë me ju dhënë policëve kur protestoni… kjo e kish bo dallimin, me Vetëvendosjen. Me një opozitë serioze, se me shpulla si kjo e Dardan Molliqajt, kallxon që ju jeni një brum… që jeni demagog, të dhunshëm, edhe që kopallat i keni njejtë si Vetëvendosja… veç për pushtet e keshit pasë. Po shihet.
Se edhe policëve ka me ju shtrejtu rryma si juve, O papaka.
#albanologji #demagogji #psd #vv