Ka nisur në Prishtinë protesta e paralajmëruar me anë të së cilës qytetarët po e kundërshtojnë shtrenjtimin e rrymës, të propozuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji.
Protestuesit janë nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të Qeverisë së Kosovë.
Qytetarët, përveç sloganit dhe thirrjeve “Asnji cent ma shumë!”, mbajnë edhe pankarta tjera.
“S’paguajmë edhe për veriun”, është njëra nga thirrjet e tyre.
“Rryma nuk është luks”, është një tjetër thirrje.
Njëra nga kërkesat e protestuesve është edhe “largimi i KEDS-it”.